Tematike

50 njerëz mbyten në vit në ujërat zvicerane

Rreth 50 persona mbyten në lumenjtë dhe liqenet në Zvicër çdo vit. Mes tyre janë kryesisht të rinj dhe të huaj. Nga 42 të vdekur në vit mesatarisht, 42 ishin meshkuj, njoftoi Bfu. Gjysma e këtyre janë mes moshave 15 dhe 44 vjeç. Ndër arsyet për aksidentet fatale tek të rinjtë ishin mbivlerësim i aftësive të individit dhe një nivel më i ulët i përvojës gjatë notimit.

Konsumi i alkoolit dhe drogës rrit edhe më shumë rrezikun e aksidenteve. Në liqene dhe lumenj, ku rrymat e rrezikshme nuk janë gjithmonë të njohura, kjo mund të ketë pasoja fatale.