Kosova

87 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Pavarësisht apeleve të policisë dhe shtimit të masave të sigurisë ende nuk është zvogëluar numri i aksidenteve.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 87 aksidente.

Sipas raportit 33 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 54 të tjera pa të lënduar dhe me dëme materiale.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur aksidente me fatalitet, shkruan Albinfo.ch.