Sport

Më 9 tetor Cana përshëndetet nga Shqipëria

Cana, i njohur si ylli i pakontestuar i kombëtares shqiptare është paraqitur 93 herë në karrierë për Shqipërinë

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, do të mbyllë zyrtarisht karrierën më 9 tetor në një ceremoni të veçantë para ndeshjes zyrtare kualifikuese për Botëror, Shqipëri – Itali.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do të organizojë ceremoni të posaçme për futbollistin e njohur shqiptar.

Cana është paraqitur 93 herë në karrierë për Shqipërinë.