Bota

AirBerlin anulon 70 fluturime për shkak të sëmurjes së pilotëve

fluturimet janë anuluar nga aeroporte të shumta në Gjermani, përfshirë Berlin Tegel, Duesseldorf, Hamburg dhe Këln

Kompania e fluturimeve Air Berlin ka njoftuar se është duke anuluar rreth 70 fluturime të martën pasi pilotët e kompanisë janë sëmurë në numër të pazakontë.

Informatat në uebfaqen e kompanisë kanë treguar se fluturimet janë anuluar nga aeroporte të shumta në Gjermani, përfshirë Berlin Tegel, Duesseldorf, Hamburg dhe Këln.

Kjo nuk është ngjarje e pazakontë. TUIfly po ashtu kishte anuluar disa fluturime vitin e shkuar pasi pilotët ishin të sëmurë.

Air Berlin, kompania e dytë më e madhe në Gjermani, kishte aplikuar për mbrojtje nga falimentimi muajin e shkuar pasi pronari Etihad Airways tërhoqi fondet pas disa vjetësh humbjeje. Tani kompania është cak i blerësve, me Lufthansa që duket se është në “pole-position”.