Sport

Ajeti po shkëlqen në Zvicër, shënon edhe dy gola

Sulmuesi shënoi në minutën e 26-të për 1:0, derisa golin e dytë e realizoi në minutën e 65-të, nga rreth 16 metra, një gol prej një sulmuesi klasi, duke dëshmuar cilësitë e tij

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po shkëlqen në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Ajeti në ndeshjen e fundit shënoi dy golat për Baselin në fitoren 3:0 ndaj St. Gallenit, skuadër në të cilën ka luajtur më parë sulmuesi shqiptar, dhe pikërisht nga kjo skuadër u rikthye në Basel.

Sulmuesi shënoi në minutën e 26-të për 1:0, derisa golin e dytë e realizoi në minutën e 65-të, nga rreth 16 metra, një gol prej një sulmuesi klasi, duke dëshmuar cilësitë e tij.

Ajeti deri më tani ka tetë gola dhe një asistim në Superligën e Zvicër, derisa ndihmoi këtë skuadër të kualifikohet edhe në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Baseli ndodhet në vendin e dytë me 35 pikë, një më pak se lideri Young Boys, që gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.