Sport

Ajeti të hënën në Crotone

Ajeti të hënën në Crotone

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është gjithnjë e më afër skuadrës së Crotones, raporton albinfo.ch.

 

Mediat italiane, përkatësisht “Sky Sports”, raporton se Ajeti do t’i bashkohet të hënën Crotones, përcjell albinfo.ch.

 

Ajeti nuk kishte shumë hapësira në Torino dhe për këtë arsye është larguar, kurse futbollisti kuqezi do të debutojë pikërisht ndaj Milanit në xhiron e parë të kampionatit italian.

 

Ajeti është pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare në futboll.