Bota

Aksion i madh policor kundër kontrabandës me refugjatë

Kapet grupi i kontrabandistëve të refugjatëve. Aksioni në Bosnjë e Hercegovinë u organizua nga pjesëtarët e policisë kufitare, përveç Kroacisë dhe Turqisë, u përfshinë edhe policia nga Bullgaria, Serbia, Rumania, Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi

Një grup i kontrabandistëve të refugjatëve, i cili u zbulua në një aksion ndërkombëtar në “Bosfor”, për gjashtë muaj nga Turqia deri në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, në mënyrë të paligjshme bartën të paktën 100 emigrantë.

Për kontrabandën e tyre morën tre deri në pesë mijë euro për person. Bartën familje me fëmijë të vegjël, dhe rruga nga Turqia deri në Bosnjë zgjati dhjetë ditë.Gjatë muajve të hetimit është zbuluar se kanë përdorur kalimet në kufijtë me Serbinë dhe Malin e Zi dhe disa raste të emigrantëve që kanë arritur me aeroplan në aeroportin e Sarajevës.

Aksioni në Bosnjë e Hercegovinë u organizua nga pjesëtarët e policisë kufitare, përveç Kroacisë dhe Turqisë, u përfshinë edhe policia nga Bullgaria, Serbia, Rumania, Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Shefi i BH-së, Adnan Kosovac, tha dje se kriminelët e organizuar kishin njerëzit e tyre në nëntë vende.

Në “Bosfor” të martën janë arrestuar katër shtetas të Bosnjës e dy njerëz nga Turqia, të cilët kishin një leje qëndrimi në Bosnjë dhe kanë kryer bastisje në disa lokacione në Sarajevë, Velika Kladusa dhe Capljina.

Një total prej 60 njerëzve u arrestuan si të dyshuar se janë pjesëtarë të një grupi kriminal që morën pjesë në rekrutimin dhe kontrabandimin e shtetasve turq.