Futbolli Shqiptar në Zvicër

Albinfo.ch, me numër special për klubet shqiptare të futbollit në Zvicër

Për të njohur më për së afërmi aktivitetin e klubeve shqiptare të Zvicrës, revista albinfo.ch sjellë këtë muaj numrin special kushtuar klubeve shqiptare të futbollit.

Aktualisht janë 26 klube shqiptare, tri si nënseksione, të regjistruara në Federatën e Futbollit të Zvicrës.

Futbolli zviceran është e organizuar në 9 liga për meshkuj dhe liga e femrave. Liga më e lartë profesionale njihet si “Super League” dhe e fundit është Liga e pestë rajonale.

Klubet më të suksesshme për këtë edicion janë: FC Kosova Zürich, FC Prishtina Bern, FC Iliria Solothurn dhe FC Dardania Lausanne, që luajnë në kampionatin e ligës së dytë ndërregjionale apo ligën e katërt prej nëntë ligave ekzistuese.

FC Kosova është ekipi i vetëm shqiptar që ka luajtur në ligën e parë të Zvicrës. Kurse për kupën e Zvicrës në nivelin më të lartë, ka luajtuar deri më tani vetëm FC Iliria, duke qenë skuadra më e mirë e kantonit Solothurn. Në ligën e dytë ndëregjionale ka luajtur edhe FC Dardania Basel.

Shumë klube të tjera shqiptare garojnë në ligat dy e tre në 13 federata regjionale të shpërndara në tërë Zvicrën.

Albinfo.ch sjellë për lexuesit historikun e shumicës së klubeve shqiptare në Zvicër.

Ky edicion special i revistës sjellë po ashtu edhe një reportazh me Arbëreshët e Sicilisë, portrete, tema nga automobilizmi dhe moda.


 Të tjera nga Futbolli Shqiptar në Zvicër