Sport

Altin Lala, nga refugjati në milioner

“Die Welt” shkruan se fitimet e shqiptarit janë të mëdha, dhe së fundmi, biznesi që ai ka me Dirk Rosman, ka rezultuar me të ardhura rekord, që shkojnë në vlerën e 17 milionë eurove

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Kombëtarja shqiptare është Altin Lala. Gjithmonë i palodhshëm në fushë. Një bashkëlojtar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ai ishte edhe ikonë e Hannoverit, shkruan albinfo.ch.

Por, rruga e tij aspak nuk ka qenë e lehtë. Ai ishte një refugjat që punonte për të mbijetuar, e më pas u shndërrua në ikonë të Hannoverit, derisa tani fiton miliona nga biznesi i tij.

“Die Welt” shkruan se fitimet e shqiptarit janë të mëdha, dhe së fundmi, biznesi që ai ka me Dirk Rosman, ka rezultuar me të ardhura rekord, që shkojnë në vlerën e 17 milionë eurove.

Rossmann është njëri ndër rrjetet më të mëdha të marketeve në Gjermani. ‘Rossmann&Lala’ do të hapet edhe në Shqipëri. Lala mund të ketë ndikim të madh këtu, pasi ai është një person shumë i respektuar në Shqipëri.


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriAtin Lala
  • Prejardhja:Tiranë, Shqipëria
  • Vendi ku vepron:Hannover - Gjermani
  • Profesioni:Futbollist