Sport

Ambasadori Kiçmari i gëzohet fitores së KF “Shqiponja”

Sabri Kiçmari ka përcjell nga afër ndeshjen e skuadrës shqiptare Shqiponja, derisa ishte shumë i lumtur me fitoren 2:1 ndaj Canberra Deaken Footboll Club

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari përveç shumë aktiviteteve përcjell me vëmendje edhe ato sportive, shkruan albinfo.ch.

 

Kiçmari ka përcjell nga afër ndeshjen e skuadrës shqiptare Shqiponja, derisa ishte shumë i lumtur me fitoren 2:1 ndaj Canberra Deaken Footboll Club.

 

“Lojë e shkëlqyeshme dhe fitore e merituar me rezultatin 2:1 e KF “Shqiponja” nga Melbourni kundër “Canberra Deaken Footboll Club” në Kanberra. Ekipi ynë dominoi gjatë gjithë lojës dhe dëshmoi disiplinë në mbrojtje. Edhe pse ishte një nga ditët më të nxehta në Kanberra (rreth 40 gradë celsius) isha me kënaqësi në mesin e tyre. Suksese të mëtejme!”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Australi.