Sport
Anulohet gara në Zvicër, ku do të garonte skitari nga Kosova
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se është anuluar gara e sotme në disiplinën Super G të Kupës Evropiane, që po mbahet në Wengen të Zvicrës, për shkak të kushteve atmosferike, shkruan albinfo.ch.
Në këtë garë po merr pjesë edhe skitari nga Kosova, Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina për Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”.
Albin Tahiri nesër (e shtunë) do të garojë në disiplinën e njëjtë.
Kujtojmë që garuesi nga Kosova i cili jeton në Slloveni, kishte shkruar historinë e skitarisë së Kosovës, vitin e kaluar duke u paraqitur në Kampionatin Botëror në Saint Moritz.
Ai është skitari më i mirë i Kosovës dhe shpresa për rezultate pozitive në Lojërat Dimërore, edhe pse do ta ketë shumë vështirë.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën Një komitet parlamentar zviceran ka votuar për të mbështetur një kontribut ndihme prej 5 miliardë CHF...
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane