X

Na ndiqni:

 Kosova

Apostolova përshëndet konsensusin e arritur për Demarkacionin

“Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave"

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur marrëveshjen e re të demarkacionit e arritur ndërmjet partive politike. Ajo ka ftuar edhe Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që ta përkrahin këtë marrëveshje, siç e quan ajo për të mirën e Kosovës.

 “Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave. E vendos Kosovën dhe të rinjtë e saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që po ashtu të përkrahin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar në Twitter, Nataliya Apostolova.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë