Autotech

Apple paditet për ngadalësim të iPhoneve

Një kompani avokatie në Chicago ka thënë se Apple ka vepruar në kundërshtim me ligjet e biznesit të vendosura nga shteti i Illinoisit dhe në shumë vende të tjera në SHBA

Një raportim i fundit tregoi se Apple ka pranuar se qëllimisht ngadalëson iPhonet e vjetër që “të zgjasë sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë së tyre”.

Megjithatë, kjo nuk është pritur mirë nga përdoruesit e iPhoneve.

Pak pas lajmërimit nga Apple, kanë ardhur dy paditë e para për veprimin e gjigantit amerikan.

Një kompani avokatie në Chicago ka thënë se Apple ka vepruar në kundërshtim me ligjet e biznesit të vendosura nga shteti i Illinoisit dhe në shumë vende të tjera në SHBA, transmeton Albinfo.ch.

Apple po i ngadalëson këta telefona “pa u treguar përdoruesve se po e bën qëllimisht dhe pa i njoftuar ata me informatat e caktuara me kohë”, thuhet në padinë e tyre.