Kultura

Ardian Bujupi, ndër pesë këngëtarët më të mirë

Me interpretimin e tij të dy këngëve, juria e emisionit “Deutschland sucht den Super Star” ka vlerësuar paraqitjen e tij me notat maksimale. Të frymëzuar nga zëri i Ardianit, ata pohuan se ai është zëri më I mirë i këtij spektakli.

Natën e fundit Ardiani ka bërë që salla të shpërthejë me ovacione pas këngës si tij të parë “Glow”, si dhe të dytës “I need a Dollar”.

Kosovari 19-vjeçar tani më figuron në pesëshen më të mirë të këtij spektakli  të organizuar në Gjermani dhe të përcjellë nga miliona shikues.