Kultura

Ardiani prezantoi në Cyrih këngën e tij të parë

Ai ka promovuar debutimin e singlit të tij të parë “Thi sis my Time” në klubin e njohur të Cyrihut “X-tra”

Ardian Bujupi, këngëtari i cili kishte dale i treti në garën për këngëtarin më të mirë të Gjermanisë DSDS ka bërë të shtunën një prezantim të pëlqyer në Cyrih. Ai ka promovuar kështu debutimin e singlit të tij të parë “Thi sis my Time” në klubin e njohur të Cyrihut “X-tra”, dhe duket se suksesi nuk ka munguar, së paku sa u përket adhurueseve të tij të gjinisë së bukur.

Bujupi, duke folur për gazetën “20 Minuten” ka thënë se është duke i shërbyer mirë “vula” e pjesëmarrësit në spektaklin “DSDS”. “Në DSDS jam hedhur në ujin e ftohtë – dhe kam mësuar not”, thotë ai.

Se Ardiani nuk vuan shumë nga modestia e tregon vetë, kur stilin e tij të muzikës e quan “revolucionar”. “”Besoj se në Gjermani ende nuk ka pasur diçka të tillë. Kam dëshiruar të krijoj diçka të re. Muzika që dëgjoj në radio, nuk më pëlqen”.

Sidoqoftë, në klubin “X-ra”, promovimi i “This is My Time” pati një jehonë mjaft të mirë. Ndërkaq, ai e zbulon për gazetën ehde datën e publikimit zyrtar të singlit:  “vetëm pak kohë më parë u morëm vesh mes vete. mendoj se kjo do të bëhet nga fillimi ose nga mesi i shtatorit”.

I pyetur nëse ishte vërtet “djalë i keq” ashtu siç e tregonte imazhi që e kishte ndjekur gjatë emetimit të spektaklit DSDS, Ardiani i përgjigjet gazetares me humor: “Po, unë do të të ha sonte”.

Të dielën këngëtari i ri e ka kaluar në Cyrih për të vizituar miqtë. Ai shpresonte ta takonte këtu edhe këngëtaren nga Cyrihu Zazou, me të cilën kishin qenë bashkë gjatë spektaklit, dhe për një flirt të cilën ishin përhapur thashetheme…