Kultura

Ardiani siguron vendin në katërshen e madhe

Me gjithë kritikat nga Dieter Bohlen, për Ardianin ka votuar një numër i mjaftueshëm i shikuesve

Ardian Bujupi ia ka dalë që të kalojë edhe një barrierë, në rrugën për titullin e më të mirit në garën për këngëtarë “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS 2011).

Kësaj radhe, për paraqitjen e tij të mbrëmshme, krahas lëvdatave, këngëtarit të ri shqiptar nga Gjermania i është dashur të dëgjojë edhe kritikë nga shefi i jurisë Dieter Bohlen. Mirëpo, për Ardianin kanë votuar numër i madh i shikuesve, të cilët i kanë siguruar atij pjesëmarrjen në katërshen e këngëtarëve të përzgjedhur nga e gjithë hapësira gjermanishtfolëse.

Nga garat e mëtejme është diskualifikuar këngëtari i ri , 16 vjeçar, Bastian Wurth. Ndërsa përpara shkojnë, krahas Ardian Bujupit edhe: Sarah Engels, Marco Angelini dhe Pietro Lombardi.