Kuriozitete

Artisti tajvanez krijon skulpturën e “qenit më të vogël në botë”

Një artist tajvanez ka gdhendur skulptura shumë të vogla në formën e qenve, për të mirëpritur Vitin e Qenit. 

Për më shumë se 20 vjet, Chen Forng-shean ka gdhendur skulptura miniaturë të kafshëve që përbëjnë kalendarin kinez, përcjell albinfo.ch.

Çdo vit, skulpturat e tij janë bërë më të vogla, por Chen thotë se nuk ka ndërmend të ndalojë dhe po bën çmos për të ruajtur shikimin e mirë dhe shëndetin fizik të nevojshëm për të prerë veprat e vogla. 

Chen ka specializuar në skulpturë që kur ishte 25 vjeç. Në më shumë se 35 vjet që nga ajo kohë, ai ka përfunduar rreth 200 vepra arti.