Bota

Austria mund të kufizojë të drejtat e të huajve në tregun e punës

Kancelari austriak, Christian Kern, do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të lejojë punëdhënësit në vend që t’u japin prioritet të caktuar qytetarëve vendës, shkruan edicioni evropian “Politico”. Gazeta citon të dhëna nga BBC të planit 10-vjeçar për zhvillimin ekonomik të Kernit në Austri.

Në dokument thuhet se “vendet e Evropës Lindore” kanë eksportuar papunësinë e tyre në Austri”.
Partia Social Demokrate e Kernit përpiqet për të kapërcyer Partinë e djathtë, e cila gëzon mbështetjen e austriakëve të shkaktuar nga frika e emigrantëve dhe papunësisë, shkruan “Politico”.

Planet e Kernit janë për të eliminuar papunësisë deri në vitin 2020 me krijimin e 200 mijë vendeve të punës.
Të dhënat e fundit të “Eurostat”, në nëntor të vitit 2016, treguan se Austria është një vend me një nga nivelet më të ulëta të papunësisë në BE, 5.8%.

Nga vendet e tjera të Evropës Lindore, me të cilat Austria ka probleme, papunësia më e lartë është në Bullgari (7.1%), Slloveni (7.6%), Sllovaki (9%) dhe Kroaci (11.4%).