Maqedonia

Bejli: Qytetarët e presin gjatë kohë marrëveshjen Athinë/Shkup

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhejs Bejli, ka inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje të kontestit të emrit, pasi nga kjo përfitojnë të gjithë, informon albinfo.ch.

“Vazhdojnë bisedimet mes dy vendeve me ndihmën e OKB-së. Duke e pasur parasysh specifikasitetin unë do t’ua lë të dy vendeve që bashkë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të cilën qytetarët e presin gjatë kohë”, tha Bejli.

Mediat ndërkombëtare tregojnë rolin e shtuar të SHBA-së për ti bindur palët që të arrijnë marrëveshjen sa më parë.