Uncategorized

Bluza e kuqe me shqiponjë në klipin e shqiptaroamerikanit Action Bronson

Në videoklip, Bes shihet edhe me një bluzë të kuqe me shqiponjën dykrenare, duke mos harruar prejardhjen shqiptare

https://www.youtube.com/watch?v=B4JRWJI9QiI&feature=youtu.be

Arian Asllani, i njohur si Action Bronson ka publikuar projektin më të ri të tij. “Durag vs Headband”, titullohet kënga më e re e këngëtarit që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton “albinfo.ch”.

Action Bronson këtë këngë e ka krijuar në bashkëpunim me Big Body Bes, një reper tjetër shqiptar si dhe me Knowledge dhe Alchemist.

Premierën e këtij videoklipi reperi e ka bërë në emisionin e tij të quajtur “Fuck, That’s Delicious”.

Në videoklip, Bes shihet edhe me një bluzë të kuqe me shqiponjën dykrenare, duke mos harruar prejardhjen shqiptare.