E-Diaspora

Burim Kukeli thyen këmbën

Ky lëndim, mesfushorit shqiptaro-zviceran do t`i kushtojë me disa muaj mungesë në fushën e futbollit

Vetëm një javë para se të fillonte sezoni pranveror i superligës zvicerane të futbollit, Burim Kukeli, lojtar i FC Zürich-ut, ka thyer këmbën. Kjo fatkeqësi atij i ka ndodhur në ndeshjen testuese kundër skuadrës së ligës së parë, Bellinzona.

Ky lëndim, si pasojë e të cilit ai duhet edhe të operohet, mesfushorit shqiptaro-zviceran do t`i kushtojë me disa muaj mungesë në fushën e futbollit.

Shkak i lëndimit ka qenë një faull i lojtarit Simon Grether.

Pas aksidentimit të Kukelit, gjyqtari San e ndërpreu ndeshjen në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 1:0 për FC Zurich-un.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Amine Chermiti në minutën e pestë.