E-Diaspora

Busti i Skënderbeut në Gjenevë, “shëndosh e mirë”

Askush nuk e ka dëmtuar bustin e Skënderbeut në Gjenevë, siç është shkruar sot në disa media. albinfo.ch konfirmon se sot, më 15 janar, në orën 15:18 busti i Skënderbeut ishte në gjendjen e tij të rregullt, i paprekur!

Improvizimet gazetareske në Kosovë e gjetiu bëjnë betejë për klikime. Informimi i drejtë i qytetarëve është obligim moral dhe profesional i çdo mediumi informativ.

Albinfo.ch, sot doli të shëtisë në parkun William Rappard në Gjenevë dhe syri i saj e çoi tek përmendorja e Gjergj Kastriotit.

Një përulje para përmendores tregon se ajo qëndron përplot vendosmëri aty ku Evropës demokracia i fle në zemër.

Tek këmbët e bustit ka borë vezulluese të dimrit gjenevas.

Pra, askush nuk e ka thyer bustin dhe po ashtu askush nuk e ka grisur para këtij busti fotografinë e Ramush Haradinajt, siç është shkruar sot në disa media në Prishtinë.

Prandaj, albinfo.ch mund të konfirmojë se sot, më 15 janar, në orën 15:18 busti i Skënderbeut ishte në gjendjen e tij të zakonshme, i paprekur. Këtë e dëshmojnë edhe fotot e bëra nga ish luftëtari i UÇK-së Agim Ramosaj.

Shihni dhe fotot tjera të bëra sot.

(Fotot: Agim Ramosaj)