Kosova

Buxheti për vitin 2018 miratohet në leximin e parë  

Vërejtjet më të mëdha ishin për parashikimet e rritjes ekonomike, investimet në asfalt, pak mjete për FSK-në dhe punësimet

Me 6 vota pro nga pozita dhe 4 kundër nga opozita, buxheti i vitit të ardhshëm u votua në lexim të parë. Megjithatë, një debat me orë të tëra u zhvillua në Komisionin për Buxhet dhe Financa në të cilin anëtarët nga opozita, kishin një numër kundërshtimesh.

Vërejtjet më të mëdha ishin për parashikimet e rritjes ekonomike, investimet në asfalt, pak mjete për FSK-në dhe punësimet. Mirëpo me këto ankesa nuk u pajtua ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili dha shpjegime të detajuara rreth përmbajtjeve në buxhet. Ai ua rikujtoi të pranishmëve që pjesa dërmuese e projekteve infrastrukturore janë vazhdim i vendimeve nga qeveria e kaluar pasi nuk mund të ndërpriten kontratat për punët që janë duke u zhvilluar.