Kuriozitete

CIA largon nga programi i saj qenin përtac

Trajnerët u përpoqën të angazhonin qenin, duke përdorur ushqim dhe aktivitete zbavitëse për të motivuar atë, por ai nuk ishte duke u kënaqur më

CIA ka bërë të ditur se një labrador i zi është larguar nga programi për nuhatjen e mjeteve shpërthyese, pasi nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë. Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA përmes faqes së saj në Twitter, ka bërë të ditur se një qen nuk po i bindet planit të trajnimit për nuhatjen e mjeteve shpërthyese.

“Lulu, një labrador i zi, filloi të tregonte shenja se nuk ishte i interesuar të zbulonte aromat shpërthyese”, thuhet në njoftimin e CIA-s. Trajnerët u përpoqën të angazhonin qenin, duke përdorur ushqim dhe aktivitete zbavitëse për të motivuar atë, por ai nuk ishte duke u kënaqur më. Kësisoj, është marrë vendimi i vështirë për ta larguar atë nga programi, pavarësisht se më herët Lulu kishte shfaqur shenja për zbulimin e materialeve shpërthyese.

Por CIA ka njoftuar se Lulu do të vazhdojë t’i shfrytëzojë shqisat e nuhatjes te lepujt dhe ketrat.