Kuriozitete

Çift zviceran, 17 mijë km me biçikletë për ta takuar të birin

Guido Huwiler dhe Rita Ruttimann, aventurën e tyre e nisën shkurtin e vitit të shkuar, duke kaluar në 20 shtete.  Çiklizmi aq intensiv ishte i vështirë për ta, por kjo rezultoi të jetë një përpjekje e dobishme

Rreth 17 mijë  kilometra udhëtim me biçikletë iu deshën një çifti zviceran për të arritur në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang.  Babai dhe nëna e skiatorit zviceran, Mischa Gasser, lanë prapa çdo gjë për të përmbushur ëndrrën e tyre – ta shohin djalin e tyre duke garuar.  

Të dy në mes të pesëdhjetave, Guido Huwiler dhe Rita Ruttimann, aventurën e tyre e nisën shkurtin e vitit të shkuar, duke kaluar në 20 shtete.  Çiklizmi aq intensiv ishte i vështirë për ta, por kjo rezultoi të jetë një përpjekje e dobishme.  

Ata treguan për momentin më të vështirë gjatë udhëtimit të tyre, e që ishte një autostradë që kalon Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Kirgistanin, 4.000 metra mbi nivelin e detit. “Është e bukur të lejohet të bëhet ky aktivitet. Ne e kishim menduar gjatë këtë dhe me të vërtetë kjo ishte sfidë” ka thënë Huwiler.

E, pasi ta shohin djalin e tyre teksa garon më 17 shkurt, dy çiklistët do të rifillojnë udhëtimin e tyre përgjatë brigjeve të Koresë së Jugut, dhe më pas me aeroplan do të shkojnë në Japoni.