Jeta në Zvicër

Cyrihu dhe Gjeneva, qytetet më të shtrenjta në botë

Në vendin e tretë është Oslo në Norvegji, duke u pasuar nga Kopenhaga, Nju Jorku, Tokio, Milano, Londra, Çikago dhe Helsinki

Cyrihu dhe Gjeneva ende mbesin dy qytetet më të shtrenjta në botë, sipas renditjes vjetore të 77 zonave metropolitane nga banka zvicerane “UBS”, derisa Kairo mbetet qyteti më i mirë, shkruan “Swissinfo.ch”.

Dy qytetet zvicerane ndodhen para Nju Jorkut, Oslos dhe Kopenhagës, gjithnjë sipas raportit për koston e jetesës, përcjell albinfo.ch.

Cyrihu është më i shtrenjtë se Gjeneva për të prerë flokët, ndihma shtëpiake, pastrimin kimik, derisa dallimi i dytë më i madh ishte në pajisjet elektronike (+ 16%) si smartfonë, televizorë dhe tableta.

UBS ka llogaritur një shportë prej 128 mallrave, derisa është përjashtuar qiraja, kostoja e vetme më e madhe për shumicën e njerëzve.

Në vendin e tretë është Oslo në Norvegji, duke u pasuar nga Kopenhaga, Nju Jorku, Tokio, Milano, Londra, Çikago dhe Helsinki.

Top 10

  1. Cyrih
  2. Gjeneva
  3. Oslo
  4. Kopenhagë
  5. Nju Jorku
  6. Tokio
  7. Milano
  8. Londër
  9. Chikago
  10. Helsinki