Integrimi
Dashi Krasniqi, floktari i yjeve botërore
Ai ka shumë kliente të “Victoria Secret”, por modele të famshme si Toni Garrn (24) e Nadja Auermann (45), si dhe aktoret e njohura Milla Jovovich (41) dhe Christine Neubauer (54)
Shumë shqiptarë në diasporë janë shumë të suksesshëm. Ata janë të suksesshëm jo vetëm në shëndetësi, sport, kulturë, por edhe sektorë tjerë. Njëri ndër ta është Dashi Krasniqi, i cili vepron në Gjermani, raporton albinfo.ch.
Krasniqi (41-vjeçar) me profesion është floktar dhe atë i shumë yjeve botërore, shkruhet në një artikull të ‘Bild.de’.
41-vjeçari ka lindur në Hagener, por me origjinë është nga Kosova. Ai ka dy filiale në Dusseldorfer – Gratenberg dhe Quartier Le Flair.
Ai ka shumë kliente të “Victoria Secret”, por modele të famshme si Toni Garrn (24) e Nadja Auermann (45), si dhe aktoret e njohura Milla Jovovich (41) dhe Christine Neubauer (54).
“Shumë yje më shkruajnë kur vijnë këtu, ose unë u telefonoj kur jam në Berlin ose Munich”, ka thënë shqiptari, babai i dy fëmijëve. Por, edhe ai kur shkon në revy të modës, rezervohet nga yje botërore.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDashi Krasniq
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Floktarë i yjeve të botës
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën