Bota

Dëmet nga uragani Irma në Floridë

Afër një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe ka shumë dëme materiale, dëme këto që pritet të rriten, pasi uragani do të vazhdojë të qendër të qytetit

Gjatë ditës uragani Irma ka arritur në Floridë me një shpejtësi prej 130 milje në orë dhe po ‘shkatërron gjithçka’, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Gjenda është shumë e rëndë, derisa raportohet edhe për viktima, por nuk është konfirmuar saktë numri i tyre, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa rrymë, kurse dëmet pritet të rriten, sepse uragani do të kalojë edhe në pjesën kryesore të qytetit.

6.3 milionë banorë më herët janë evakuuar, kurse në përgjithësi nga uragani Irma kanë vdekur më shumë se 25 persona.