Sport

Derbi i klubeve shqiptare në Zvicër

Ndeshja ndërmjet FC Albania dhe FC Tetova është shumë e rëndësishme dhe fillon nga ora 12:00. Klubi i FC Albania iu ka bërë thirrje të gjithë shikuesve që të vijnë në numër sa më të madh

 

Dita e diel do të jetë shumë e rëndësishme për tifozët shqiptarë që jetojnë në Zvicër, përkatësisht në Cyrih, pasi do të përballen dy skuadrat shqiptare FC Albania dhe Tetova.

 

Ndeshja ndërmjet FC Albania dhe FC Tetova është shumë e rëndësishme dhe fillon nga ora 12:00.

 

Klubi i FC Albania iu ka bërë thirrje të gjithë shikuesve që të vijnë në numër sa më të madh.

“Të nderuar sportdashës dhe simpatizantë të FC Albania, na ndajnë vetëm disa ditë nga derbi i shumëpritur i dy ekipeve shqiptare të futbollit nga Zürich-u, gjegjësisht FC Tetova që pretendon ngjitje në ligën e 3 dhe FC Albania që me fanatizëm do të mbrojë si gjithmonë ngjyrat Kuq e Zi që njëkohësisht publikut shqiptar do t’i ofrojë një spektakël intersant dhe të shumëpritur nga sportdashësit shqiptarë.

Besojmë se ekipi jonë është mjaft mirë i përgatitur për këtë lojë dhe presim nga të dyja palët një lojë FairPlay dhe më i miri le të fitojë…

Mendoj Kuq e Zi

Ëndërroj Kuq e Zi

Veproj Kuq e Zi

Fitojmë Kuq e Zi??????

Forca djema- Një për të gjithë-Të gjithë për Një”, thuhet në njoftimin në “Facebook”.