Sport

Dëshpërim për humbjen e shtatë radhazi

Pas ndeshjes me Finlandën është vërejtur dëshpërim i madh te tifozët, stafi i Përfaqësueses, por edhe i lojtarëve

Kosova pësoi humbjen e shtatë radhazi në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.

Kosova pësoi nga Finlanda 1:0. Pas ndeshjes është vërejtur dëshpërim i madh te tifozët, stafi i Përfaqësueses, por edhe i lojtarëve.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka thënë se dëshira e madhe për fitore ndikoi në rezultatin përfundimtar. “Kemi dashur shumë fitoren. Ndoshta e paguam në fund. Por, kemi edhe dy ndeshje dhe do të luajmë për befasi”, deklaroi Bunjaki pas ndeshjes.

Kapiteni Samir Ujkani ka thënë se duhet të kenë më shumë besim në këtë ekip. Ujkani theksoi se kanë luajtur shumë mirë ndaj Kroacisë dhe Finlandës, por edhe fati iu mungoi.

Mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se humbja i ka dëshpëruar edhe lojtarët, jo vetëm tifozët.