Kosova

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryetari  i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit nuk ka dashur të flasë për media, ndërsa brenda ka thënë se do të thërrasë një mbledhje qysh në fillim të javës së ardhshme

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari  i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit nuk ka dashur të flasë për media, ndërsa brenda ka thënë se do të thërrasë një mbledhje qysh në fillim të javës së ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti, ka kritikuar koalicionin qeverisës, duke thënë se edhe pse u vonua për një orë mbledhja e kryesisë nuk është mbajtur.

“Është më se e qartë se ky koalicion nuk ka funksionim normal. Vetë e thirrën mbledhjen e kryesisë, e vetë e shtynë. Kjo është fatkeqësi për vendin sepse po presin shumë çështje të rëndësishme. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese që të ketë funksionim normal të Kuvendit”, ka thënë Hoti.