Kosova

Destani do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare

Ky forum për herë të parë do të mbahet në Prishtinë, më 25 dhe 26 nëntor

Biznesmeni i njohur shqiptar nga diaspora, Lazim Destani do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare që do të mbahet për herë të parë në Prishtinë, më 25 dhe 26 nëntor.

Afaristët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e Bujanoci, do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me Destanin për mundësitë e hapjes së dyerve për eksport të produkteve shqiptare në perëndim, në NATO, në ushtrinë amerikane dhe në të gjitha 50 vende të botës ku kompanitë e tij veprojnë, përcjell albinfo.ch.

Ky Forum do të ndihmohet nga USAID si dhe nga vetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me prezencën e tij.

Ata biznesmenë nga Kosova dhe viset shqiptare të cilët do të marrin pjesë në këtë Forum Ekonomik do të kenë mundësi të takojnë me qindra biznesmenë nga diaspora, SHBA, Kanadaja, Evropa, Australia, Turqia, Arbëreshë nga Italia, Egjipti, etj.