Kosova

Diaspora po dërgon më shumë para në Kosovë

Të ardhurat nga diaspora po rriten në Kosovë. Më së shumti dërgojnë mërgimtarët nga Gjermania dhe Zvicra

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të dërgojnë para në vendin e tyre. Madje shifrat në katër muajt e parë të këtij viti janë më të lartë për dhjetëra milionë euro se sa ishin vitin e kaluar.

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti rritja e remitencave, është për 13.4 milionë më e madhe se vitin e kaluar, raporton “RTK”.

Rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin 2016, po ashtu është më e madhe, përcjell albinfo.ch.

Remitencat janë shumë të rëndësishme dhe janë kryesisht për konsum të brendshëm.

Kurse remitencat më së shumti vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA e kështu me radhë.