E-Diaspora

“DiasporaFlet” vazhdon në Gjilan

Përkundër ndihmave të vazhdueshme financiare dhe mbështetjes morale, që diaspora është duke dhënë në Kosovë, kontributi i tyre shpesh has në mos mirënjohje. Madje, duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë sonë, e sidomos rinisë

“Organizata Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë që të merrni pjesë në edicionin e tretë të diskutimeve DisaporaFlet, që do të mbahet me datën 17 korrik, nga ora 18:00 në Byfenë e Teatrit të Qytetit në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Përkundër ndihmave të vazhdueshme financiare dhe mbështetjes morale, që diaspora është duke dhënë në Kosovë, kontributi i tyre shpesh has në mos mirënjohje. Madje, duke mos njohur aftësitë e diasporës, Kosova po humb një potencial të madh që mund t’i ndihmojë në avancimin e shoqërisë sonë, e sidomos rinisë.

Për të ndarë me ne përvojën e saj dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, folëse në këtë takimit është Suzanna Shkreli nga Michigan, Shtetet e Bashkuara dhe Sali Musliu nga Frankfurti, Gjermani, thuhet më tutje në njoftim.

Suzana dhe Saliu do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyçe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjellë.

Publiée par Germin sur Vendredi 14 juillet 2017