Sport
Distria Krasniqi, kampione e Evropës
Ajo mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë -52 kg
Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, i ka sjell Kosovës medaljen e artë nga Kampionati Evropian U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan albinfo.ch.
Krasniqi mposhti në finale rumunen, Alexandra-Larisa Florian, në kategorinë -52 kg.
Ajo deri tek medalja e artë arriti pasi mposhti katër garuese.
Rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi, Betina Temelkova të Izraelit, pastaj në çerekfinale mposhti rusen, Daria Bobrikova. Në gjysmëfinale kaloi pengesën, Francesca Giorda nga Italia.
Ky është edhe një tjetër sukses për xhudon kosovare që i ka sjellë shumë medalje elitare Kosovës.
Edhe trajneri i saj Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur për këtë sukses.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën