Bota

Doner për një cent, policia detyrohet të qetësojë turmën

Megjithatë, kur dyqani më në fund është hapur në orën 14:00, kishte rreth 150 njerëz, shumica prej tyre nxënës të shkollave, që po pritnin jasht

Policia në qytetin Osnabrück të Gjermanisë duhej të qetësonte turmën, para një dyqani të ri të qebapëve të martën, pasi rreth 150 njerëz të uritur mbushën rrugë, të etur për të marrë në duart e tyre një doner për vetëm një cent, shkruan albinfo.ch.

Në orën 12:00, dy orë përpara hapjes zyrtare të dyqanit të qebapëve, njerëzit tashmë ishin duke u rreshtuar përpara ‘Made in Bärlin’, shkruan “The Local”.

Dyqani kishte reklamimi se do të shiste doner për vetëm një cent, dhe këto para do të shkonin për fëmijët që kanë nevojë.

Megjithatë, kur dyqani më në fund është hapur në orën 14:00, kishte rreth 150 njerëz, shumica prej tyre nxënës të shkollave, që po pritnin jashtë, raporton “Osnabrücker Zeitung (OZ)”.

Një grua është lënduar, pasi ishin në mesin e turmës së etur për të ngrënë.

“Dhjetë minutat e fundit para hapjes ishin të vështira”, tha një nxënës 15-vjeçar, i cili ka paguar një cent për një doner dhe ka dhuruar tri euro.

Megjithatë, në hapjen e orës 14:00, edhe përpjekjet e punonjësve nuk ishin të mjaftueshme për të qetësuar turmën, pasi njerëzit po bërtitnin dhe shtynin njëri-tjetrin për të hyrë në dyqan.

Edhe policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të qetësuar turmën. Nuk kishte arrestime, edhe pse ata kishin bllokuar rrugën.