E-Diaspora
Drejtori i Teatrit të Podujevës, mysafir në Teatrin e Emmendingenit
Vizita është ndërmjetësuar nga ana e Tahir Shabanit, i cili me grupin “Yjet e Kosovës” që funksionon në Emmendingen prej shumë vitesh është aktiv në jetën kulturore të qytetit
Në kuadrin e qëndrimit të tij në Emmendigen, Agron Gërguri, drejtor i Tetarit “Avdush Hasani” nga Podujeva ka vizituar këto ditë edhe administratën e qytetit, shkruan regiotrends.de. Me këtë rast ai ka informuar udhëheqësen e sektorit përkatës (Beate Desenzani) lidhur e punën e teatrit që udhëheq.
Gërguri ka ftuar udhëheqësin e kulturës në qytet, Hansjörg Jenne për të marrë pjesë në festivalin “Teatri ndryshe”, në gusht të vitit 2018, transmeton albinfo.ch. Ftesa vlen edhe për punonjësit e muzeut dhe të arkivit të qytetit.
Para kësaj, Agron Gërguri ishte takuar edhe me drejtorin e teatrit Steinbruch (të qytetit Emmendingen), Hans-Joachim Wipfler, me ç`rast ishte informuar lidhur me historinë, organizimin dhe repertorin e teatrit në fjalë.
Takimi u zhvillua në ambientet e teatrit, ku Gërguri, veç tjerash i vizitoi kabinat e garderobës, konstruksionin e skenës dhe hapësirën e provave. Edhe Wipfler është ftuar të marrë pjesë në festivalin “Teatri ndryshe” në gusht 2018, kur i bie edhe dhjetëvjetori i themelimit të Teatrit të Qytetit, në Podujevë.
Mysafiri i ka dhuruar nikoqirit amblemën e qytetit të Podujevës dhe “Mozaikun e Orfeut”, që është simbol i teatrit të atjeshëm dhe i festivalit të përmendur, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, nuk mund të mungonte në mesin e dhuratave edhe pija e njohur shqiptare “Skenderbeg”.
Vizita është ndërmjetësuar nga ana e Tahir Shabanit, i cili me grupin “Yjet e Kosovës” që funksionon në Emmendingen prej shumë vitesh është aktiv në jetën kulturore të qytetit.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën