Sport

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Ajeti dhe Kololli janë në formacionin e javës më të mirë nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, që çdo javë përzgjedh ekipin më të mirë të javës dhe atë më të dobët

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në Superligën zvicerane. Kështu ndodhi edhe në javën e fundit, shkruan albinfo.ch.

Në këtë xhiro, Albian Ajeti shënoi dy gola për Baselin, derisa Benjamin Kololli, dy gola për Lausannen.

Pikërisht, Ajeti dhe Kololli janë në formacionin e javës më të mirë nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’, që çdo javë përzgjedh ekipin më të mirë të javës dhe atë më të dobët.

Në përbërjen e javës janë: Thomas Castella (Lausanne), Kevin Mbabu (Young Boys), Roy Gelmi (Thun), Marek Suchy (Baseli), Stefan Knezheviq (Luzern), Nikola Sukacev (Grasshoppers), Alexander Fransson (Basel), Marvin Schulz (Luzern), Benjamin Kololli (Lausanne), Albian Ajeti (Baseli) dhe Moreno Costanzo (Thun).