Shkurt.ch

E vë në shënjestër dhelprën, e qëllon vajzën!

Një gjuetar e ka vënë në shënjestër një dhelpër por çiftja e tij e ka qëlluar një vajzë 15 vjeçe. Kjo ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në kantonin St. Gallen. Vajza fatkeqe është qëlluar ë këmbë de ka pësuar lëndim të rëndë. Atë e kanë transportuar  për në spital me helikopter nga vendi i ngjarjes.

Gjuetari 47 vjeçar kishte leje për gjueti, ai kishte marrë për detyrë nga autoritetet përgjegjëse të vriste një dhelpër të sëmurë, njofton policia e Kantonit të St. Gallenit.

Por, se si ka ndodhur që vajza duke qenë në oborr të saj të qëllohej nga projektili i gjuetarit, pritet të sqarohet ndërkohë nga specialistët e policisë.

Vajza e plagosur nuk është në rrezik për jetë.