Sport

Edhe një futbollist shqiptar në Holandë

Futbollisti i radhës i cili ka kaluar në këtë Kampionat është mbrojtësi 24-vjeçar, Lum Rexhepi. Ai ka nënshkruar për skuadrën Go Ahead Eagles

Kampionati holandez është bërë shumë atraktiv për futbollistët shqiptarë të cilët kanë filluar ta pushtojnë këtë kampionat, shkruan albinfo.ch.

 

Futbollisti i radhës i cili ka kaluar në këtë Kampionat është mbrojtësi 24-vjeçar, Lum Rexhepi. Ai ka nënshkruar për skuadrën Go Ahead Eagles.

 

Ai ka nënshkruar kontratë një vit e gjysmë, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. “Përshëndetje. Jam Lum Rexhepi. Mbrojtës qendror nga Kosova. Më pëlqen të luaj në mënyrë agresive dhe jam i lumtur që i jam bashkuar Go Ahead Eagles.

 

Atë e ka lavdëruar menaxheri teknik. “Lumi është një lojtar i fuqishëm, pozitiv dhe agresiv”, ka thënë Dennis Bekking.

 

Ish-futbollisti i HJK Helsinkit është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Go Ahead Eagles. “Ekstremisht jam i lumtur të vazhdoj karrierën te Go Ahead Eagles”, ka shkruar Lum Rexhepi në ‘Twitter’.