CH-Ballkani

Edhe Shqipëria frikësohet nga sulmet terroriste

Policia Shqiptare është mobilizuar, derisa po ruhen zonat turistike

Sulmi në Barcelonë, por edhe në vendet tjera kanë mobilizuar shumë vende evropiane, për t’i parandaluar sulmet terroriste, derisa në mesin e tyre është edhe Shqipëria.

Mediat shqiptare bëjnë të ditura se Policia Shqiptare është mobilizuar, derisa po ruhen zonat turistike, përcjell albinfo.ch.

Sulme terroriste ka pasur në Barcelonë, Londër, Paris, Berlin e Madrid, dhe ‘frika’ ka pushtuar shumë vende evropiane.

Më herët është parandaluar sulmi terrorist i planifikuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael.