Kultura

Ekspozitë për nder të viktimave të përdhunimit

“Në Universitetin e Kansasit është një qendër për parandalimin e sulmeve seksuale, që udhëhiqet nga Jen Brockman. Ky projekt mbledh dëshmitë e viktimave për të theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje rreth asaj se çfarë veshim

Një ekspozitë në Bruksel flet për tregimet e viktimave të përdhunimit, duke rikrijuar veshjet që ato i kishin gjatë sulmit të tyre, të frymëzuara nga një projekt i krijuar nga studentët e Universitetit të Kansasit.

Delphine Goossens, një punonjëse në shërbimet e parandalimit në kryeqytetin belg, mori dëshmitë origjinale të studentëve të Kansasit, i përktheu ato në holandisht dhe frëngjisht dhe mblodhi pjesë të rrobave të tyre dhe të bashkëpunëtoreve të saj për të paraqitur këto veshje në ekspozitën e titulluan “Çfarë kishit veshur”.

“Në Universitetin e Kansasit është një qendër për parandalimin e sulmeve seksuale, që udhëhiqet nga Jen Brockman. Ky projekt mbledh dëshmitë e viktimave për të theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje rreth asaj se çfarë veshim. Sepse kjo pyetje bëhet edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia, andaj për ata ishte e rëndësishme të theksohet kjo”, tha Goossens.

Ajo iu kishte drejtuar krijueses origjinale për leje për të rikrijuar ekspozitën e Kansasit, pasi lexoi rreth saj shtatorin e shkuar. Ajo hapi ekspozitën në Qendrën Detare të komunitetit në Molenbeek, ku edhe punon.

Goosens tha se qëllimi i ekspozitës ishte trajtimi i miteve rreth dhunës seksuale dhe largimi i idesë se viktimat mund të kenë përgjegjësi në sulmin për shkak të asaj që ato kishin veshur. Organizatorët thonë se studimet tregojnë se 16 për qind e belgëve besojnë se përdhunimi nuk është problematik nëse viktima është veshur në një mënyrë joshëse.