Bota

Ekstremisti i djathtë plagos katër policë, njërin prej të cilëve rëndë

Policët në mëngjesin e të mërkurës në një bastisje të një pjesëtari të shoqatës së ekstremit të djathtë “Reichsbürger” (Qytetarët e Rajhut) në afërsi të Nürnbergut synonin të bënin konfiskimin e armëve

Një polic i plagosur gjerman rëndë sot nga një ekstremist i djathtë vazhdon të ketë jetën në rrezikm shkruajnë mediat gjermane. Policia e Bavarisë fillimisht kishte shpallur vdekjen e tij por ndërkohë ky lajm është përgënjeshtruar. Policia me këtë rast ka kërkuar falje për lajmin e gabuar.

Policët në mëngjesin e të mërkurës në një bastisje të një pjesëtari të shoqatës së ekstremit të djathtë “Reichsbürger” (Qytetarët e Rajhut) në afërsi të Nürnbergut synonin të bënin konfiskimin e armëve, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast personi në fjalë, një 49 vjeçar  ka shtënë me armë në drejtim të policëve, duke i plagosur katër prej tyre, njërit prej të cilëve rëndë.