CH-Ballkani

Emigrantët investojnë nëpër fshatrat e Shqipërisë

Qindra emigrantë, por edhe të rinj të diplomuar, janë kthyer nga vende si Greqia dhe Italia për të investuar në vendin e tyre, duke vënë në zbatim edhe përvojën që kanë fituar atje.

Por një mbështetje të madhe për të siguruar dhe rritur fermat e tyre ata kanë gjetur te FED Invest.

Drejtori i kredisë dhe zhvillimit në FED INVEST Behar Gjoni, shprehet se emigrantët po i kthehen fshatit dhe portofoli i kredisë rurale do rritet me 3 milionë euro për fermerët.

Gjoni, thotë në një intervistë për Radio Tirana, se për mbështetjen e fermerëve shqiptarë për mikrokredi ka nisur dhe aplikimin për herë të parë i skemës së sigurimit të produkteve dhe investimeve bujqësore, përcjell Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ai gjithashtu shpjegon edhe rrugëtimin e gjatë të transformimit të institucionit të mikrofinancës në 25 vjet.

Tashmë mijëra fermerë aplikojnë për kredi pranë FED INVEST për të rritur investimet e tyre, duke e parë këtë institucion jo vetëm si  bankë të kredive por edhe si siguri të depozitave të tyre.