Shqipëria

Ermal Meta i falënderon të gjithë pas koncertit në Tiranë

"Toka ime! Faleminderit, nuk kam për ta harruar kurrë", ka shkruan Meta në rrjetet sociale

Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, Ermal Meta, ka mbajtur mbrëmë një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, të cilin e ka organizuar Bashkia e Tiranës.

Meta dhuroi një performancë të paharrueshme për të gjithë.  Ndërsa pas koncertit ka shkruar në rrjetet sociale, duke i falënderuar shqiptarët, duke thënë se ishte një eksperiencë që nuk do ta harrojë.

“Toka ime! Faleminderit, nuk kam për ta harruar kurrë”, ka shkruan Meta në rrjetet sociale.