Sport

FC Baseli ankohet për Xhakën

Kampioni i Zvicrës është kundër vendimit të Komisionit disiplinor, i cili e dënoi futbollistin Taulant Xhaka me katër ndeshje moslojë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, u përjashtua me karton të kuq, pasi ra nën provokimin e lojtarit të Young Boys, Renato Steffen dhe e goditi atë me shuplakë pas përfundimit të ndeshjes që Bazeli e humbi 3-4 në javën e kaluar.

Xhaka, i cili gjatë asaj ndeshje ishte ndëshkuar edhe me kartonin e katër të verdhë në katër ndeshjet e fundit, por edhe për shkak të humbjes së kontrollit u dënua me katër ndeshje moslojë.

Megjithatë, në mbrojtje i ka dalë klubi i tij futbollistik FC Basel, i cili kërkon nga Komisioni disiplinor që të zvogëlohet dënimi për të përkëdhelurin e tyre, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Pavarësisht vendimit, Taulant Xhaka nuk guxon të aktivizohet në derbin e ardhshëm që FC Bazeli do ta luajë kundër FC Zurich.