Sport

FC Kosova me disa miqësore në Kosovë

Futbollistët e FC Kosova këto takime miqësore do t’i zhvillojnë më 1 korrik me Dardanën, ndërsa më 2 korrik me Bashkimin (K)

Skuadra shqiptare, FC Kosova që aktivitet e saj i zhvillon në Zvicër dhe përbëhet kryesisht nga futbollistë shqiptarë do t’i zhvillojë dy miqësore në Kosovë.

 

Futbollistët e FC Kosova këto takime miqësore do t’i zhvillojnë më 1 korrik me Dardanën, ndërsa më 2 korrik me Bashkimin (K), bën të ditur ‘rajonipress.com’.

 

Trajneri i FC Kosova, Adnan Ismajli, është shprehur se këto takime miqësore do të jenë për të nderuar vendlindjen dhe futbollin e Kosovës.

“Skuadra e jonë me dëshirën më të madhe do t’i zhvillojë këto dy ndeshje miqësore. Shpresoj dhe jam i bindur se takimet do të jenë vëllazërore dhe me shumë kënaqësi po e nderojmë futbollin e Kosovës”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

 

Edhe përfaqësuesit e skuadrave janë shprehur shumë të nderuara që do të luajnë me skuadrën shqiptare.