Sport

FC Kosova Zurich fton tifozët për ndeshjen e Kupës

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 shtator nga ora 18:00 dhe vlerësohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e skuadrës shqiptare

Klubi shqiptar, FC Kosova Zurich ka ftuar tifozët shqiptarë që të përkrahin maksimalisht për ndeshjen e Kupës ndaj Rapperswil-jona, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 shtator nga ora 18:00 dhe vlerësohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e skuadrës shqiptare.

FC Kosova Zurich u ka bërë thirrje tifozëve që të vijnë ta përkrahin me fanella e shalle, sepse përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme në këtë sfidë jashtëzakonisht të vështirë, por edhe historike.

FC Kosova është e të gjithë shqiptarëve, dhe në këto momente është e rëndësishme që të ketë mbështetjen e të gjithëve.

 


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit16 Shtator 2017
  • Ora18:00
  • LokacioniAlbisriedenstrasse, Zürich
  • Data e përfundimit16 Shtator 2017 - 20:00