Futboll
Federata zvicerane tregon pse nuk mund të luhet Shqipëri-Kosovë në Zvicër
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të luhet në Zvicër
Më 29 maj ishte parashikuar një ndeshje miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Kuqezinjtë do të qëndrojnë për dhjetë ditë në Zvicër në përgatitje, derisa më 2 qershor do të ndeshen me Ukrainën, shkruan albinfo.ch.
Por, ndeshja miqësore ndaj Kosovës nuk do të zhvillohet. Federata Zvicerane e Futbollit në një përgjigje për albinfo.ch, ka treguar pse kjo miqësore nuk do të zhvillohet në Zvicër.
“Janë gjithmonë në pyetje disa faktorë që duhet gjykuar si, lojëra të tjera që do të zhvillohet në Zvicër, ngjarje të tjera aty pranë, lojëra të tjera në TV si pajtueshmëri, disponueshmëria e stadiumit, gjendja e stadiumit , siguria, transporti dhe shumë më tepër.
Ndonjëherë mund të realizohet, dhe ndonjëherë jo. Absolutisht të pavarur ndaj kombeve që duan të luajnë në Zvicër. Megjithatë, nuk mund të japim hollësi brenda diskutimit të brendshëm”, thuhet në përgjigje, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë për mediat vendore se Federata Zvicerane nuk ka dhënë lejen, kurse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shtuar se janë duke u përpjekur për të organizuar një miqësore tjetër.
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën