Sport

FIFA dhe Cyrihu, arenë e VIP-ave të botës

Nga Britania e Madhe do të vijnë Princi William, kryeministri Cameron, ndërsa nga SHBA ish presidenti Clinton etj.

Më 2 dhjetor në qytetin e Cyrihut, ku ndodhet selia e FIFA-s, do të tërhiqen shortet për kampionatet botërore të futbollit të vitit 2018 dhe 2022. Me këtë rast Cyrihu pritet të jetë vend mikpritës i personaliteteve të rëndësishme të politikës botërore.

Ata, në emrin e shteteve që përfaqësojnë do të bëjnë lobim për organizimin në vendet e tyre, të Kampionateve botërore të futbollit.

Siç shkruan Blick.ch pritet që me këtë rast, për të bërë tifo për Britaninë e Madhe, në Cyrih do të vijnë vetë Princi William dhe kryeministri Cameron. Në mesin e kandidatëve për të marrë organizimin e kampionatit botëror të vitit 2018 janë edhe Britania e Madhe dhe Rusia. Me këtë rast, “garës” në Cyrih do t`i bashkohet edhe kryeministri rus, Putin.

Ndërsa për kampionatin e vitit 2022 në garë është edhe SHBA. Për këtë arsye në Cyrih, më 2 dhjetor pritet të jetë i pranishëm edhe ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.